E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djali i Sokol Olldashit tregon mënyrën si mund të vijë Partia Demokratike në pushtet
Lajme

Djali i Sokol Olldashit tregon mënyrën si mund të vijë Partia Demokratike në pushtet

Në foltoren e mbajtur nga Sali Berisha me të rinjtë në Tiranë, mbajti fjalën edhe djali i ish-ministrit dhe deputetit të ndjerë të PD-së Sokol Olldashi.

Glauk Olldashi u shpreh se që PD të mundë modelin autoritar socialist nuk duhet të kthehet në një parti autoritare, por të hapet partia dhe të bëhet një model bashkimi dhe frymëzimi për të gjithë shqiptarët.

“Nuk dua të ndalem në problemet e brendshme që ne kemi në partinë tonë pasi janë shumë, dhe janë diskutuar më parë. Ajo që dua të them është: Ne duhet të vijmë në pushtet për të gjithë shqiptarët, për ta bërë Shqipërinë një vend vërtet të lirë, ne jemi kundër modelit socialist autoritar, ne që ta mundim këtë model autoritar, dhe nuk mund ta mundim me një PD autoritare, duhet ti ruajmë vlerat tona dhe ti zbatojmë ato.

Kam besimin se do ta bëjmë këtë gjë, do ta hapim partinë, dhe të bëhemi parti model jo vetëm demokratët por gjithë shqiptarët, me këtë model të frymëzojmë të gjithë shqiptarët të majtë e të djathtë. Së fundmi dua ta mbyll me këtë fjalë nuk ka se kush ti përfaqësojë më mirë vlerat e PD se sa forumi i PD-së”, tha Glauk Olldashi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.