E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djali i tij u konfliktua, i ati pëson arrest kardiak dhe humb jetën
Lajme

Djali i tij u konfliktua, i ati pëson arrest kardiak dhe humb jetën

Një 69-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Roskovec, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa ndodhej pranë vendit ku po zhvillohej një konflikt mes djalit të tij dhe një shtetasi tjetër.

Viktima është identifikuar si B. V., 69 vjeç, banues në Roskovec. Sipas Policisë, rreth orës 20:00 ai është transportuar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore të Roskovecit.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 69-vjeçari nuk ka qenë i përfshirë në konflikt, por vetëm ka qenë i pranishëm gjatë përplasjes së çastit mes djalit të tij dhe personit tjetër.

Dyshimet paraprake janë se situata e krijuar në vendngjarje mund t’i ketë shkaktuar një arrest kardiak, i cili më pas i ka marrë jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të dokumentuar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.