E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dje u martua me një vajzë 50 vjeçe më të re
Publik News

Dje u martua me një vajzë 50 vjeçe më të re

Kreu i BFI Rexhep Sulejmani

Kryeimami i Maqedonisë së Veriut ditën e djeshme Sulejman Rexhepi ka qenë në qendër të vëmendjes ditën e djeshme, pasi u martua me një vajzë 50 vjeçe më të re se ai, duke i dhuruar edhe një orë me vlerë 37 mijë euro.

Ditën e sotme, me rastin e festës së Fitër Bajramit, Rexhepi fali namazin e Bajramit në xhaminë Mustafa Pasha, ndërsa në deklaratën e tij ai shpalli të vdekur koronavirusin.

“Dhashtë Zoti që në kushte edhe më të mira më të volitshme dhe me fitoren tonë mbi të keqen. E keqja ndërkombëtare që tronditi tërë globin, mbarë njerëzinë në botë ishte Koronavirusi, pandemia COVID 19 të cilën unë besoj se e kemi mundur. Unë kam bindje se e kemi fituar dhe prej këtij momenti mund ta shpalli të vdekur një herë e përgjithmonë”, tha ai.

Kujtojmë që falja e sotme u krye në xhami dhe jo në sheshe, ndryshe nga herët e tjera, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Rexhep Sulejmani dhe gruaja e tij:

A3CD6D7E-0C05-43E6-8A6C-AB0DA378BA40-6v7iahhq6a3c6xl7anoqbgzoqgj9c8e4b8w8d9lu2ww.jpeg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.