Djegia e flamurit tonë në Athinë/ Ministria e Jashtme thërret në takim ambasadoren greke
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, ka thirrur sërish sot në takim ambasadoren e Greqisë, Eleni Surani.
Ambasadorja është thirrur pas incidentit të ndodhur një ditë më parë në Athinë, ku protestuesit kanë dhunuar simbolet tona kombëtare, duke djegur flamurin kuq e zi.
Ambasadores i është kërkuar distancomi nga kjo ngjarje e shëmtuar.
Ndërkohë Surani ka qenë dhe ditën e djeshme në Ministrinë e Jashtme, ku kanë folur rreth incidentit të ditës së diel, ku u vra 35 vjeçari grek Kostandions Kaçifas, pas përplasjes me armë me forcat RENEA.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



