Djegia e makinës së Marsel Buçit, Deizi Arapi përfundon në polici
Makina tip “VolksWagen” në pronësi të Marsel Buçit është shkrumbuar teksa ishte parkuar para shtëpisë së tij, rreth orës 02:30.
Buçi është punonjësi i karburantit që u akuzua më herët nga Deizi Arapi si autor i zjarrvënies së mjetit të saj, ngjarje e ndodhur më 25 shtator të këtij viti.
Pasi mesnatën e kaluar ia dogjën makinën Marselit, sot babai i tij akuzoi Deizi Arapin si autore e kësaj zjarrvënie.
Pas dyshimeve të babait të Marselit, Deizi është shoqëruar në polici.
Bashkë me gangsteren në pyetje lidhur me ngjarjen janë marrë edhe 14 persona të tjerë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



