E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djegia e mandateve/ Ambasadori britanik takon Bashën
Politikë

Djegia e mandateve/ Ambasadori britanik takon Bashën

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman, është takuar pasditen e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi vjen një ditë pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet e deputetëve dhe dy ditë para protestës së paralajmëruar të së enjtes para parlamentit, ndërsa takimi është zhvilluar në selinë blu.

Pas takimit asnjë prej palëve nuk është prononcuar për mediat.

Ditën e protestës, më 16 shkurt, Ambasadori britanik u bëri thirrje opozitarëve për një protestë paqësore duke iu bashkuar kështu zërave të Ambasadorëve të tjerë europianë.

Edhe gjatë ditës së hënë pati disa reagime nga zyrtarë të lartë të BE-së që u sugjerojnë opozitës të mos djegë mandatet por të vijojnë punën në parlament.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.