E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djegia e mandateve, Manjani: Çdo opozitar duhet të bashkohet me propozimin e Bashës
Politikë

Djegia e mandateve, Manjani: Çdo opozitar duhet të bashkohet me propozimin e Bashës

Pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për djegje të mandateve si zgjidhja e fundit e mbetur përballë kryeministrit Rama, ka reaguar edhe ish ministri I Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një postimi në Facebook, juristi I njohur shprehet se,  çdo opozitar duhet ti bashkohet nismës së kreut të selisë blu.

“Cilido që është opozitar duhet të bashkohet me propozimin e Lulzim Bashës për të djegur mandatet e këtij parlamenti monist”, shkruan Manjani.

Më herët, perms një dalje për mediat, kreu I PD-së Lulzim Basha u shpreh se: “Kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputetëve tanë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.