Djegia e mandateve/ Soreca dhe av/ambasadorja e SHBA në zyrën e Ramës
Në një situatë jonormale politike, kur opozita ka vendosur të djegë mandatet, ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe zv/ambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones kanë mbërritur në kryeministri për tu takuar me kryeministrin Edi Rama.
Temë e diskutimit mendohet të jetë pikërisht situata politike e krijuar në vend pas protestës së 16 shkurtit.
Ky takim vjen menjëherë pasi kreu i PD-së Lulzim Basha mori edhe mbështetjen e aleatëve të tij për djegien e mandateve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



