Djegie, plagë në kokë, sy e gjymtyrë te Trauma, dalin pamjet e policëve të dëmtuar në protestë
Dalin pamjet e efektivëve të policisë që u plagosën në protestën e sotme përpara Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë.
Qindra të rinj u përplasën dhunshëm me uniformat blu, gjatë protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Tetë policë mbetën të plagosur, mes tyre disa në gjendje më serioze, ndërsa njëri rrezikon të humbasë syrin për shkak të plagëve, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



