E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DJEMTË E OBORREVE OSE BEN BLUSHI DHE SHOKËT E TIJ!…
Publik News

DJEMTË E OBORREVE OSE BEN BLUSHI DHE SHOKËT E TIJ!…

 

Tek lexoj letrën zhurmëmadhe të Ben Blushit drejtuar së bijës jo vetëm si baba vajze por edhe si njeri ndihem keq.

Madje disafish keq!

Në këtë vend duket sikur mallkimi ka hedhur rrënjë të thella brenda nesh e na bën çdo ditë e më të vegjël, më pa shpirt e më pa mend, më pa shpresë e më pa rrugëdalje nga qerthulli i fjalëve tona. Ato na mbajnë peng në kafazin e rrëndë prej hekuri të ndryshkur ku kemi kyçur veten pa ngurim, e çelsin e derëdaljes e kemi hedhur në honin e marrëzive tona…

E jemi të dënuar të presim që ai të kalbet, në kohë solidariteti të munguar!

Më kujtohet ky Beni, politikano-shkrimtari i kohëve pa kohë, jo shumë kohë përpara, kur fjala dukej sikur i kishte lezet, në foltoret pa fund të pushtetit dhe medias ku fati e kishte “dënuar” të ndodhej sa e si të donte!
Dhe dukej zotni burrë apo jo?!Sigurisht në sytë e popullit e kam fjalën!
Në vitet 90′ më kujtohet mirë, se isha student , nisi të shkruaj dhe ndryshe nga shokët, i ngjiti shkallët nga disa njëherësh për arsye të njohura thonë disa, ndërsa unë them për arsye të aftësive personale edhe pse nuk mbaj mend prej tij ndonjë gjë të spikatur, përveç fjalimeve tallava në parlament…

Fjalimeve tallava…
Më kujtohet edhe ai fjalim rebelimi tallava në Elbasan!
Goxha burrë ky zotnia! Atëherë harroi se ata që fyejti nën efektin racist të adrenalinës narciste në mbrëmje fëmijët edhe mund ti pyesnin, pse ky dordolec i madh, i zverdhur dhe i flustruar, i kishte fyer krejt pa lidhje!
Nejse s’ka gjë. Ata ishin fëmijë të varfrish, fëmijë njerëzish me ngjyrë, njerëzish të përbuzur, që Blushi nuk i kishte në listën e të gjallëve. Edhe pse ata, prindërit, kishin votuar që ky të ishte deputet,ministër,etj…

A nuk ka thënë ky kush lind i varfër vdes i varfër?!Nuk e di ku e ka gjetur këtë “postulat” anti ligjeve të zhvillimit natyror e hyjnor dhe nuk e kam kuptuar kurrë pse ky qënka gjithmonë me fat! Pse ky edhe kur humbet prapë fiton? Cila është aftësia e veçantë apo merita specifike e këtij njeriu???
Sigurisht në Shqipërinë dhe Shqiptarinë e njëmijëhalleve jo vetëm Benët dhe shokët tij të oborreve sunduese, por edhe para ardhësit e tyre që kanë shruajtur aq shumë libra se dreqit i kanë hyrë në puna sa s’duhet, gjejnë gjithmonë kohën kur s’është koha të flasin e bërtasin për zilitë personale, aftësitë personale të çuditshme për të qënë gjithmonë djali i duhur i pinjollëve të duhur në kohën e duhur të batërdisë!

Ç’ po ndodh dhe ç’llogari fshihet pas kësaj letre mediokre drejtuar bijës së dlirë që sigurisht në këtë rast duhet të jetë me ç’do kusht bija e babait të vet?! Çdo baba që ka një vajzë e di shumë mirë që ajo mban çelësin e zemrës së tij!…
Koha e politikës më duket se ka rimbritur në oborret e djemve të oborreve të sundimtarëve tanë! Ata i dinë dhe i bëjnë mirë llogaritë!Ata bashkë kanë qënë, bashkë janë, e bashkë do të jenë në jetë të jetëve.
Shahen bashkë, puthen bashkë…për të na sunduar, si gjithmonë! Bashkë me familjarët e tyre, fëmijët e tyre, të gatshëm të pushtojnë dhe ripushtojnë të gjitha skutat e jetës sonë publike, shoqërore dhe politike!

Sigurisht ata kanë të drejtë përsa kohë ne biem pre e lodrave manipuluese, kur erërat vrapojnë në krah të tyre… për të qënë kandidati i duhur për të zëvendësuar kryetarin e radhës të partisë së pushtetit!

Ndaj duhet të kuptojmë, madje ta kuptojmë mirë se këta janë të gjithë njëlloj! Këta nuk janë shpresa jonë!
Nuk janë fytyra njerëzore e shoqërisë sonë! Këta janë të trukuar deri në thelb! Këta janë të stukuar vetëm puder e krem të cilat sado të shtrenjta të jenë nuk prezantojnë të vërtetën! Këta edhe kur ndiejnë nuk i kupton dot ç’farë!
Këta janë koha e humbur shoqërore dhe politike e çdo fëmije shqiptari që lëngon në kushtet e pamundësisë apsolute!
Nëse ka mbëritur koha e shpresave,
ky kallëp nuk janë shpresa jonë!
Nëse ka mbërritur koha e ndryshimit rrënjësor, e revolucionit shoqëror, të gjitha këto nuk duhet ti lëmë më në duart e tyre.
Është koha e të papërlyerve, jo e djemve të oborreve sunduese!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.