E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Do marr 120 kuksianë nga Londra dhe do i zbres në Kukës të votojnë PD-në’, Rama: Kush më ka sharë më shumë e ka biletën falas
Publik News

Do marr 120 kuksianë nga Londra dhe do i zbres në Kukës të votojnë PD-në’, Rama: Kush më ka sharë më shumë e ka biletën falas

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për çështjen e aeroporteve të Kukësit dhe Vlorës, për të cilët është akuzuar nga qytetarët se ka mashtruar.

Ai ka thënë se do të gjejë në facebook kuksianët që e kanë sharë më shumë dhe do t’ua ofrojë biletën falas që të votojnë Partinë Demokratike.

Ndërkohë, sipas Ramës mandati i tretë do të mbyllet me 4 aeroporte në total, pasi përveç atij të Rinasit, Shqipëria do të ketë edhe aeroporte në Kukës, Vlorë dhe Sarandë.

“Më thoshin që aeroporti i Kukësit është fantazi, por do i marr 120 demokratë në shenjë falenderimi nga Londra dhe do i zbres të votojnë PD-në. Do hap facebookun dhe do shikoj kush ka sharë më shumë do emkietë biletën falas. Do i zbres në aeroport dhe do u them: Shko voto PD-në.

Vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i aeroportit të Vlorës. Pas Vlorës do të fillojë aeroporti i Sarandës. Mandati i tretë do të mbarojë me 3 aeroporte të tjera përveç këtij që kemi”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS që po zhvillohet tek Amfiteatri i Liqenit Artificial, ka ërë disa batuta dhe ironi në lidhje me presidentin Ilir Meta.

Kreu i qeverisë nuk dihet nëse dëgjoi dike që vërtet bërtiste apo bëri kinse, por tha: Iliri ishte? Prit se erdha se s’të ka ardhur radha akoma…, duke nënkuptuar akuzat e forta që ka bërë presidenti Meta ndaj qeverisë dhe Ramës, të cilat Rama i ka konisderuar “të bërtitura” apo “çjerrje”.

Rama: E vetmja rrugë është PS, nuk ka tjetër. Këta që na konkurojnë…Iliri ishte? Dëgjova njërin që bërtiti aty. Iliri ishte? Ilir prit se s’të ka ardhur radha do vi te ty. S’ka gjë më të keqe kur shokët i hyjnë alkoolit…

Presidenti i Republikës u akuzua dje nga disa aktorë politikë të maxhorancës që ishte i dehur gjatë intervistës me gazetarin Blendi Fevziu.

As batutat për Bashën nuk kanë munguar nga kryeministri Rama.

“Luli është çun shumë i mirë, por a ka ndonjë shqiptar qëpo ta marri ndonjë njeri në telefon natën i përgjigjet? Mos i bini natën në telefon se është ora e gjumit”, ka thënë ai.

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet akuzave për favorizim të oligarkëve, nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, duke publikuar disa shifra që sipas tij, tregojnë një realitet tjetër.

Rama tha se “ata 10 veta” por edhe 100 më të mëdhenjtë në fushën e biznesit, kanë derdhur plot 400 milion dollarë në arkën e shtetit.

“Ne na thonë që jemi partia e të pasurve, që jemi parti që punojmë për 10 veta, po 10 vetat sa kanë paguar? Tre herë më shumë, po 100 më të mëdhenjtë? 400 milion dollarë më shumë që i kanë derdhur në arkën e shtetit. Thonë që këto shifra vijnë si rezultat i faktit që ata kanë marrë më shumë tendera, e pavërtetë. Nuk e kam këtu shifrën e firmave që kanë marrë tendera, janë shumë më tepër. Thonë që taksa e sheshtë do stimulojë punësimin. Shikojeni këtu, të gjitha në nxjerra nga regjistri. Le ti marrin dembelët dhe t’i shikojnë”, u shpreh Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.