E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Do ndihmonte vjehrrën, të kalonte Rinasin me dokumente false
Publik News

Do ndihmonte vjehrrën, të kalonte Rinasin me dokumente false

Ata dyshohet se kishin ndihmuar një grua që të udhëtonte nga Aeroporti i Rinasit, në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar me pasaportë të falsifikuar. Burimet thanë se një nga efektivet e pezulluara nga detyra me vendim Gjykate për këtë çështje është Matilda Bilali, me detyrë ne Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Më 30 janar të vitit të kaluar, bashkëshorti i saj, Arben Bilali, ish-punonjës Policie, u ekzekutua në një atentat mafioz pranë shtëpisë së tij, në zonën e Selitës në Tiranë.

Ndërsa gruaja që do e ndihmonte bashkë me kolegët e saj, e cila gjithashtu u procedua në gjendje të lirë, është pikërisht vjehrra e Matildës, nëna e viktimës së Arben Bilalit.

Sipas burimeve nga Policia, mësohet se bashkë me Matilda Bilalin janë pezulluar nga detyra edhe kolegia e saj në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Liri Sinakoli, dhe dy kolegë të tjerë në Komisariatin e Policisë Rinas, Aranit Dibra dhe Arta Mamani.

Sipas SHÇBA, 4 efektivët e Policisë kanë tentuar të kalojnë shtetasen 70-vjeçare, Kumrije Bilali, me pasaportë të falsifikuar jashtë vendit. E moshuara, e cila është e ve dhe i janë vrarë tre djem në 2 dekadat e fundit, është proceduar në gjendje të lirë për “Falsifikim dokumentesh”, pasi Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Arben Bilali ishte djali i tretë i familjes, që sipas Policisë dyshohet se është vrarë për shkak të një përplasjeje me një grup të njohur në Tiranë, gjatë viteve ’97-’98. Ish-policit i kanë vrarë dy vëllezërit, Bujar dhe Leonard Bilali.

Bujar Bilali mbeti i vrarë, dyshohet gabimisht, në vitin 1998, ndërsa Leonardi, vëllai i vogël i tij, ish-mundës i Dinamos, u ekzekutua më 10 gusht të vitit 2010 në të njëjtin vend ku u vra 50-vjeçari më 30 janar 2019. Për vrasjen e tij u arrestua një i dyshuar, i cili më pas u la i lirë nga Gjykata.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.