“Do ndodheni mes dy zjarreve”, shenja e veçantë e korrikut dhe 3 më problematiket
Lajme të mira vijnë për shenjat këtë periudhë dhe duket se më shumë lajme do të ketë për shenjën e Shigjetarit, përsa i përket fushës së financave, por edhe investimeve apo argëtimeve.
Mirëpo, astrologët thonë se kjo shenjë do përballet me mjaft vështirësi përsa i përket fushës se ndjenjave.
Astrologia Mhonie Vidente thotë:
Kjo shenjë këtë muaj do të përballet me vështirësi dhe kjo për shkak të kokëfortëisë së tyre. Po lini pas dore personat që ju duan dhe nuk po e kuptoni këtë gjë. Jeni shumë të dhënë pas aventurave afatshkurtra, të cilat nuk do ju çojnë askund tjetër. Në dashuri do të jeni mjaft të tensionuar dhe fajtor për këtë do të jeni vetë ju. Është mirë që të uleni, të bisedoni me dikë që besoni. Do t’ju bëjë shumë mirë. Nga ana financiare nuk do të keni probleme. Priten investime dhe mjaft prurje të reja.
Përsa i përket shenjave të tjera, astrologia thotë se më problematikë do të jenë:
Bricjapi
Do të ketë vështirësi me kontrollimin e ndjenjave. Do të ndihet i përhumbur, duket sikur askush nuk ju përkrah.
Peshqit
Mendimet tuaja i keni për një person të caktuar, i cili nuk ka probleme këtë periudhë, por është meraku juaj.
Demi
E dini që keni potenciale në vetvete por megjithatë në shumë raste nuk jeni në gjendje të dalloni nga anon e vërteta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



