“Do priten koka”, Deputeti i PD reagon ndaj Ramës: Përgatitu për reagimin e pedagogëve
Një debat i ashpër ka nisur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me takimin që kryeministri Edi Rama ka pasur një ditë më parë me pedagogët e Universiteti të Tiranës.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i Grupit të PD-së Edmond Spaha, iu drejtua Ramës duke i thënë se është detyra e tij që të dëgjojë pedagogët lidhur me ligjin e ri për arsimin e lartë.
Ndërsa, Spahu ka folur edhe për një kërcënim që ka bërë Rama ditën e djeshme me pedagogët, ku u tha se nëse problemet nuk zgjidhet do të shkohet deri të prerja e kokave.
“Pedagogët e UT kanë ngritur probleme për mënyrën sesi funksionon ky universitet, dhe kjo nuk mund të fshihet me retorikën e kryeministrit. Ju atje nuk shkuat për bravat, se nëse kryeministri shkon të takohet me ta për bravat, se nëse është kështu na ka marrë lumi. E ka marrë lumi gjithë vendin. Debati nuk ishte dhe nuk është për bravat, por për ligjin e arsimit të lartë. Më e pakta që mund të bëhet është të dëgjohen, dhe më pas të jepen shpjegime. Pedagogët kanë pretendime për autonominë e universitetit. Problemi nuk është për ato ditë që iu vonuan pagat, por problemet e vërteta që ka ky universitet. Në UT ka kapacitete të mëdha, pedagogët e UT duhet të quhen elitë, dhe jo kryeministri, apo ministrat tuaj.
Për këtë çështje po ju kërkojnë të uleni dhe të gjeni zgjidhje, dhe ne jemi me pedagogët.
Dhe së dyti për artistët. Ka një histori që ka lidhje me ju z.kryeministër, që kur ishit ministër Kulture, dhe donit të ndërtonit teatër me kullë. Dhe këtë doni të bëni dhe sot. Nuk i bindni dot ju artistët, se i keni gënjyer njëherë. Kontradiktën me ju ata e kanë për ligjin për artin. Se nuk janë dëgjuar asnjëherë. Artistët janë pala e interesuar për ligjin për artin, dhe deri më tani nuk janë dëgjuar. Kur të fillosh të presësh ‘koka’, duhet të përballesh edhe me reagimin e tyre”, u shpreh deputeti Spaho.
Kujtojmë se një ditë më parë gjatë takimit me përfaqësues të senatit të UT, kryeministri Rama tha se nëse do të ndërhyjë për të zgjidhur situatën: “do të duhet të presë ‘koka’”., tha Spaho.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



