Do ta dashuroni Mbretëreshën më të re në botë
Me fejesën e Princ Harry me Meghan Markle, familja mbretërore britanike është në qendër të vëmendjes dhe një herë. Ndërsa presim burrin e Kate Middleton që të marrë kurorën e mbretërisë, le ti hedhim një sy mbretëreshës më të re në botë. Ajo quhet Jetsun Pema Wangchuck, dhe është vetëm 27 vjeçe. Ajo e mori kurorën e mbretërisë kur ishte vetëm 21 vjeç, dhe tani mbretëron në Azinë jugore në Bhutan.

Mbretëresha studioi në universitetin e Londrës për marrëdhënie me publikun, psikologji dhe historinë e artit. Ajo është martuar me Jigme Khesar Namgyel Wangchuck, i cili njihet dhe me emrin ‘Mbreti i Dragoit’.

Mbretëresha shprehet se ndihet shumë mirë përkrah bashkëshortit, dhe beson se ka bërë zgjedhjen e duhur./CityNews


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


