E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Do të përfundosh në burg!’ Plas debati mes Gramoz Ruçit dhe Kujtim Gjuzit, kryetari i Kuvendit: Merre mbrapsht
Publik News

‘Do të përfundosh në burg!’ Plas debati mes Gramoz Ruçit dhe Kujtim Gjuzit, kryetari i Kuvendit: Merre mbrapsht

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi është përplasur me deputetin Kujtim Gjuzi, pasi ky i fundit i tha se në atë detyrë është deri më 25 prill.

Në kundërpërgjigje, Ruçi i tha se është deri me 8 shtator, jo me 25 prill dhe i kërkoi të tërheqë mbrapsht atë që tha.

Pjesë nga debati:

Kujtim Gjuzi: 5 milion lekë shkon kurimi anti-COVID jashtë spitalit, Brenda spitalit e dini vetë. Zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje mandati i tretë, mandati i mandati i tretë. Si do i merrni mandatet? Duke mos bërë asgjë? Deri në datën 25 Prill je kryetar ti.

Gramoz Ruçi: Ata more ata. Mu drejtove që si do merret ai mandati i tretë

Kujtim Gjuzi: Nuk kam frikë nga ty unë

Gramoz Ruçi: A sa Kujtim kam kaluar unë. Ti je i fundit

Kujtim Gjuzi: Po le çfarë ke kaluar ti, ke kaluar se të ka falur Sali Berisha

Gramoz Ruçi: Ky parlament ka parë shumë Kujtim, por ti do jesh për mua kujtimi më i fundit që kam njohur në këtë parlament.

Gramoz Ruçi: Merre mbrapsht se nuk më takon mua kjo. The që jam kryetar deri në datën 25. Deri në datën 8 Shtator jam. Do të paguajmë edhe ty deri në datën 8. Ty të paguajnë ata. Nuk kam ndërmend të ngatërrohem se ruaj pastërtinë time.

Kujtim Gjuzi: Do me vjedh prapë, por nuk ke për të vjedhur se do përfundosh në burg. Ja këtu do jemi

Gramoz Ruçi: Po more po! Akti normativ numër 4 Kujtim, për buxhetin e vitit, pa votën e kujtimit pro 83, kundër me votën e Kujtimit, 13 abstenim 3, miratohet

Më tej Ruçi vijon të ironizojë Kujtim Gjuzin duke i përmendur votën kundër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.