“Do të zhdukim familjen”, Nuhu tregon takimin në lokal me deputetin Rraja: Sot, më ofruan para për…
Emiljano Nuhu ka denoncuar në një lidhje në emisionin “Opionin”, se i kanë ofruar para në kërkim të heshtjes, një ditë pas intervistës së tij.
“Më kanë kontaktuar permes celularit njerez të mi të njohur edhe më kanë ofruar para”, tha Nuhu, “në kanë thënë që kundrejt shpërblimit hap gojën sa lekë do dhe mos e përmend emrin”.
Fevziu: Kur?
Nuhu: Sot, sot.
Fevziu: Po thuaj emrat!
Nuhu: S’mund ta them emrin se janë lidhje shoqërore të miat. E pamundur që ti nxjerr se ata jetojnë në Shqipëri
Artan Hoxha: Atë njeriun që të ka çuar Taulanti, atë thuaje.
Nuhu: S’mund ti nxjerr emrat…
“Do të zhdukim familjen”, oficeri Nuhu tregon takimin në lokal me deputetin Rraja
Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka deklaruar në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan se është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rraja dhe njerëzit e tij.

Takimi mes tyre ka ndodhur në një lokal në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Ish-oficeri Nuhu deklaroi se njerëzit e deputetit Rraja e kërcënuan për të mos vazhduar hetimin ndaj Rexhep Rraja, djalit të deputetit Rrahman Rraja. Ndërkohë, që ky i fundit sot në një prononcim për Tv Klan mohoi që të ketë njohje me ish-oficerin Nuhu.
Aktualisht, Emiljano Nuhu ndodhet në një vend të Bashkimit Europian, ndërsa vendndodhja e saktë nuk bëhet me dije për arsye sigurie.
Pyetje: Keni deklaruar që jeni kërcënuar nga familjarët e djalit?
Emiljano Nuhu: Më morën në telefon nga Whatsappi, jo ato që nxorri z.Hoxha. Më morën në telefon, e pranova takimin dhe i prita për arsye sigurie në një lokal në Unazën e Re. Në grupin kriminal ku bëjnë pjesë janë të inkriminuar dhe nga Policia e Shtetit. Nuk kam çuar në kontakt fizik se isha i humbur unë po të kisha reaguar fizikisht. I dëgjova me vëmendje, ata e kishin ndarë mendjen, mos vazhdo më se do të zhdukim familjen.
Pyetje: Pse nuk lajmëruat patrullën?
Emiljano Nuhu: E njoftova më pas, bëra njoftimin institucional, vura në dijeni shefin tim, prokurorin e çështjes. Vajta në komisariatin Nr.6 për të bërë kallëzim.
Pyetje: Deputeti i PS ka deklaruar që nuk ju ka takuar?
Emiljano Nuhu: Atë do ta mohojë. E kam takuar. Pse s’i publikon pamjet filmike te stacioni i policisë në Krujë.
Pyetje: Taulant Balla ka deklaruar që nuk ka qenë fare në komisariat?
Emiljano Nuhu: Jam shumë i sigurt dhe e deklaroj në çdo institucion.
Pyetje: Si hyri në komisariat?
Emiljano Nuhu: Sa kanë parë Taulant Ballën hapin portën dhe nuk flasin me gojë.
Pyetje: Ka qenë me kamera komisariati?
Emiljano Nuhu: Ka kamera, por serverin nuk e kam parë ndonjëherë.
Pyetje: Ka pasur persona të tjerë që e kanë parë deputetin Balla?
Emiljano Nuhu: Punonjësit që kanë qenë në komisariat, 5-6.
Pyetje: Balla iu ka paditur për shpifje?
Emiljano Nuhu: Është e drejtë e tij, ai do bëjë kundërpërgjigje. Kam dokumente dhe do t’ja paraqes vetëm drejtësisë.
Pyetje: Djali ishte në kërkim prej vitit 2017?
Emiljano Nuhu: Ka qenë disa herë.
Sipas pretendimit të ish-oficerit, ai u kërcënua nga deputeti Rraja dhe njerëzit e tij pasi tentoi të arrestonte djalin e deputetit për akuzën e dhunimit të ish të dashurës së tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



