E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dogana e Hanit të Hotit nxjerr zbuluar qeverinë
Publik News

Dogana e Hanit të Hotit nxjerr zbuluar qeverinë

Dogana e Hanit të Hotit pohon se 28- vjeçari ka hyrë nga pika doganore e Muriqanit.

 “Dogana e Hanit te Hotit deri tani rrezon deklaratën e Ministrisë se Shëndetësisë. Shtetasi 28 vjeçar, për te cilin ministria ka dhëne emrin nuk rezulton se ka kaluar ne doganën e Hanit te Hotit por atë te Muriqanit. Po ashtu babai i tij nuk rezulton i regjistruar as në Murriqan as në Hanin e Hotit.

Efektivet e shërbimit në piken e Hanit te Hotit prej 4 orësh kane kontrolluar sistemin por nuk rezulton. Madje sistemi është kontrolluar qe nga data 19 shkurt dhe nuk ka asnjë person me atë emër. Shtetasi P.K, 28 vjeç rezulton qe ka hyre drejt Shqipërisë nga Murriqani ndërsa babai nuk rezulton i regjistruar ne asnjë prej doganave. 28 vjeçari është larguar nga Shqipëria ne janar dhe është rikthyer ne 26 shkurt”, bën të ditur Dogana e Hanit të Hotit.

Ministria njoftonte fillimisht dje se të dy personat kishin hyrë nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, ndërsa në një njoftim të dytë sqaronte se prej ande kishte hyrë vetëm 28-vjeçari.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u vendos mbyllja e shkollave për dy javë, si dhe e të gjitha aktiviteteve publike, si dhe ndërprerja e të gjitha fluturimeve në drejtim të vendeve të zonës së kuqe.

Kryeministri Rama apeloi për vetëpërmbajtje, dhe tha se paniku është një nga armiqtë kryesor në betejën me COVID 19.

“Këshilla themelore e OBSH-së dhe baza e të gjitha praktikave të ndjekura nga shtetet e tjera është: ruajtja e qetësisë, marrja e masave hap pas hapi dhe referimi sa më strikt në protokollin zyrtar të organizatës botërore të shëndetësisë, si edhe në burimet zyrtare të informimit shëndetësor

Sistemi ynë shëndetësor dhe të gjitha strukturat e përfshiira në planin e masave janë në gatishmëri për të përballur situatën hap pas hapi”, u shpreh Rama, ndërkohë që dha detaje dhe lidhur me dy rastet me koronavirus.

Sipas kreut të qeverisë ka qenë djali që kishte mbërritur nga Firence ai që kishte infektuar të atin e tij në Shqipëri.

“Receta më e gabuar që mund të merret në këtë rast, është ajo e të vepruarit në panik. Në të gjitha ato vende që ka prevaluar qetësia dhe vetëpërmbajtja ka pasur një menaxhim më të mirë të situatës. OBSH kundërshton me forcë mbylljen e kufijve, e them këtë se kjo është një nga akuzat e burimeve jo kompetente, që duheshin mbyllur kufijtë.

Mbyllja e kufijve është një masë shumë drastike e përdorur pothuajse fare, dhe lidhet me raste shumë specifike, që Shqipëria sot nuk e ka. Sot me konfirmimin e rastit të parë, futemi në një skenar të ri, plani i masave kalon në tre drejtimi, së pari është kufizimi, shtyrja në kohë e përhapjes së virusit, dhe vlerësimi i pasojave që sjell infektimi me COVID-19.

Për të gjitha masat e marra jemi në konsultim me OBSH-në, dhe si në çdo situatë ku shteti përballet me një gjendje jo të zakonshme, thelbësore është vetëpërmbajtja”, u shpreh Rama.

Rama tha se janë marrë dhe masat financiare për të mbështetur ekipin mjekësor në këtë fazë të re të përballjes me koronavirusin.

“Ne kemi vendosur një fond financiar për këtë situatë, për plotësimin e disa nevojave të kësaj faze për mbështetjen e sistemit tonë shëndetësor. Kemi gjetur edhe mirëkuptimin maksimal të personelit mjekësor, dhe ajo që është vertetë për t’u nënvizuar është se e gjithë struktura e personelit shëndetësor, është e mirëorganizuar dhe mirëinformuar”, tha më tej Rama.

“Nga sot pezullohen fluturimet direkte në drejtim të Italisë deri në datën 3 Prill, mbuyllja e shkollave për një periudhë dy javore”, tha Rama.

Lidhur me ambientet e karantinimit, Rama tha se ato kanë të gjitha kapacitetet e nevojshme, për të përballuar situatën. Kreu i qeverisë shtoi një apel për familjarët e pacientëve në QSUT që të shmangin vizitat në spitale.

“Dhomat e izolimit në QSUT janë funksionale, dhe po punohet për të pasur gjithë stokun e nevojshëm të materialeve. Do ju lutesha shumë atyre që kanë të afërm në QSUT që të shmangin vizitat, dhe të lehtësojnë punën tonë të përbashkët”, tha Rama.

Rama apeloi të gjithë qytetarët që në rast se kanë pasur kontakte me zonat e prekura, të jenë të ndërgjegjshëm dhe të vetëkarantinohen, si dhe të telefonojnë në numrin e urgjencës kombëtare për të kërkuar ndihmën dhe këshillat e duhura.

Kryeministri shtoi më tej se duhet një angazhim ku secili të bëjë detyrën e vetë, me qeverinë që padyshim ka peshën më kryesore të udhëheqjes së procesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.