E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Doganierët e Ankonës u fikin derën pasagjerëve shqiptarë
Lajme

Doganierët e Ankonës u fikin derën pasagjerëve shqiptarë

Pak ditë më parë doganierët në Bari sekuestruan e dërguan për asgjësim më shumë se 600 Kg. mish, sallam, salcice, proshutë, djathë, gjizë, që gjetën në bagazhin e makinave të dy pasagjerëve shqiptarë, që sapo kishin mbërritur nga Durrësi në Bari.

Kësaj rradhe doganierët e Ankonës, nga që nuk janë shumë të aftë për të kapur drogën, armë, municione e lëndë plasëse, arritën sukses të jashtëzakonshme duke u sekuestruar pasagjerëve shqiptarë të tragetit të Linjës Durrës-Ankona produkte të ndryshme ushqimore dhe pije alkolike. U sekuestruan gjithsejt 1 (një) ton mish shpendësh kryesisht mish pule e gjel deti, 300 Kg. djathë, gjalpë, gjizë e ajkë qumështi si edhe 100 litra raki. Sekuestrimi i ushqimeve u bë me preteksin ligjor se ato nuk ishin ambalazhuar dhe markuar (vënie marke prodhimi) në përputhje me normat europiane.

Ushqimet dhe pijet e sekuestruara do të asgjësohen si të dëmshme për shëndetin e njerëzve. Kjo ishte dhurata për Vitin e Ri, që doganierët e Ankonës u bënë pasagjerëve shqiptarë!/Gjergj Thanasi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.