E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dogjën flamurin serb/ Lirohen të rinjtë
Lajme

Dogjën flamurin serb/ Lirohen të rinjtë

Gjykata e Tiranbës vendosi të lirojë nga qelia dy të rinjtë e arrestuar për djegien e flamurit serb në Tiranë.

Astrit Cara dhe Besnik Balani ishin arrestuar për djegien e flamurit serb në protestën e 20 dhjetorit.

Tani ata do jenë në detyrim paraqitje. Këtë masë kërkoi prokuroria dhe gjykata e miratoi.

Avokati i të rinjve, Ledio Nuraj tha se ata duhet të ndiqen pa masë gjatë hetimit. Sipas tij, të rinjtë nuk përbëjnë rrezikshmëri dhe nuk kanë të shkuar kriminale.

“Në Serbi, një person dogji flamurin shqiptar dhe nuk u mor asnjë masë ndaj tij,” tha avokati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.