E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Doktor Gjovalin Bushi tregon gjendjen e avokatit Mëngjesi: E humbi koshiencën! Ndodhet në gjendje të rëndë, por presim si do reagojë May 30, 2024 | 22:47
Lajme

Doktor Gjovalin Bushi tregon gjendjen e avokatit Mëngjesi: E humbi koshiencën! Ndodhet në gjendje të rëndë, por presim si do reagojë May 30, 2024 | 22:47

Shefi i kirurgjisë në Spitalin e Traumës, Gjovalin Bushi ka treguar sesi është gjendjen aktuale e avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua një ditë më parë nga katër persona.

gjovalin bushi

Sipas doktorit gjendja e tij shëndetësore vijon të jetë e rënduar por stabël, ndërsa theksoi se janë në pritje sesi do reagojë trupi i tij.

“Avokati u shfaq me një traume koke. Në momentet e para ishte koshient, me kalimin e kohës çdo gjë filloj të rëndohej. Ishte shumë i axhituar dhe më pas filloi të humbiste dhe koshiencën. Në këto kushte të rënduara u detyruam që pacienti të intubohej.

Nga momenti i djeshëm deri sot gjendja pothuajse është stabël, megjithëse vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Është dëmtimi i madh në kokë.

Dje është bërë një ndërhyrje nga neurokirurgët, dhe sot është evidentuar një ulje të endemës, dhe në këto kushte nuk ka nevojë për ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Nga parametrat është normale, por pritet si do reagojë në orët më vonë”, u shpreh ai per mediat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.