E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Doktor K”, sekretet e jetës luksoze të shqiptarit hajdut me master…
Lajme

“Doktor K”, sekretet e jetës luksoze të shqiptarit hajdut me master…

 Dashuria me rusen me 3 fëmijë dhe pushimet përrallore

 

Detaje të reja pas arrestimit të shqiptarit 26 vjecar në Itali, i cilësuar nga mediat italiane si ‘Doktor K’, pasi ishte me master pas studimeve në universitetin Bocconi.

piktura

Në një profil që i kanë bërë mediat italiane shqiptarit, tregojnë për jetën e tij dhe pushimet luksoze. Ai jetonte dashurinë me një grua ruse, 39-vjecare dhe nënë e tre fëmijëve, me të cilën bënte pushime luksi në Kosta Smeralda.

 

 

Në banesë atij iu gjet një inventar kilometrik i mallrave të vjedhura, me të cilat kishte mbushur apartamentin me qira të përbërë nga dhoma gjumi – kuzhinë, dhomë gjumi dhe banjo në katin e dytë.

Dr. K ka përfunduar Universitetin në Bocconi për Ekonomi Politike, me rezultate të larta, me një italishte të rrjedhshme, por që në sytë e policisë, pas arrestimit u shfaq një djalë shumë i heshtur.

I arrestuari është i lindur në Durrës, por që jeton ptej shumë vitesh në Itali. Ai është elegant, së paku si e përshkruan policia italiane, me fytyrë të bukur, i hijshëm, I sjellshëm dhe që në pamje nuk të jep fare përshtypje se mund të jetë një person I rrezikshëm.

Jeta e dyfishtë dhe vjedhjet I jepnin mudnësi të jetonte mes luksit, ishte aktiv në jetën sociale, darka me miq dhe pushime luksit me të dashurën e tij ruse, të cilës ia paguante vetë të gjitha.

Vetë ruysja e martuar, nënë e tre fëmijëve ka treguar për policinë se është befasuar kur e ka marrë vesh: ”Unë nuk kam dyshuar kurrë për të. Kishte shumë ora, bizhuteri ari, gjëra antike, libra dhe kishte edhe tituj e diplomë të marrë nga Bocconi”-ka thënë ajo, teksa ka treguar se ai ka shfaqur gjithnjë një gjendje shumë të mirë ekonomike dhe paguante gjithçka për pushime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.