E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Doktorët i shkaktuan vdekjen nënës së pesë fëmijëve
Lajme

Doktorët i shkaktuan vdekjen nënës së pesë fëmijëve

Një nënë e pesë fëmijëve vdiq pasi mjekët gabuan diagnozën.

Lissa Beechey, 39 vjeç, iu dha një referim urgjent nga mjeku i saj, i cili dyshonte se mund të kishte meningjit pasi u ankua për lodhje, dhimbje koke dhe turbullim të shikimit.

Por mjekët në Spitalin “Princess of Wales Hospital” në Bridgend, Uellsi Jugor, e diagnostikuan atë me migrenë dhe e dërguan në shtëpi me paracetomol.

Dhjetë ditë më vonë, ajo u pranua në Spitalin Universitar të Uellsit në Cardiff dhe u transferua në pavionin e neurologjisë. Ajo vdiq nga një formë e meningjitit të tuberkulozit (TB).

Çështja ndiqet ligjërisht nga avokatët që veprojnë për bashkëshortin e Beechey, Simon Aberstone. Ata thanë se Bordi i Shëndetit të Universitetit Abertawe Bro Morgannëg ofrojnë një zgjidhje  jashtë gjykatës.

“Unë jam ende i mërzitur për atë që ndodhi. Vetëm një mjek ka ndjekur procedurat e duhura duke i dhënë asaj ilaçet e duhura”, tha z. Aberstone.

Ai shtoi se Beechey po tregonte të gjitha simptomat e meningjit të TB – të cilat përfshijnë lodhjen, dhimbjen e kokës, dhimbjen e qafës dhe nuk i duronte dritat e ndritshme – kur ajo u vlerësua fillimisht në “Princess of Wales Hospital” më 10 shtator 2015.

Por edhe pasi kërkuan rezultatet e skopisë së saj, të marra tre muaj më parë për një problem me shpinë, pa lidhje dhe për të parë hijet në mushkëritë e saj, mjekët përjashtuan meningjitin e TB.

 

Pavarësisht nga humbja e tij shkatërruese, Aberstone thotë se ai përpiqet të qëndrojë i fortë për fëmijët e tyre, të moshës tetë dhe binjakëve të moshës 12 vjeçare.

Beechey gjithashtu kishte dy fëmijë më të tjerë nga një marrëdhënie e mëparshme.

“Ajo ishte  një person i veçantë dhe kam dashur të kaloj pjesën tjetër të jetës sime me të”, shtoi zoti Aberstone, – “Është e vështirë të mendosh për të gjitha momentet që ajo do të humbasë, por unë jam duke bërë të pamundurën, i vetëm për t’u siguruar që fëmijët të jenë mirë. Unë nuk e kam lejuar brengën të më mundë. Ata nuk kanë qenë larg syve të mi për dy vitet e fundit. Është e vështirë, por fëmijët janë ato që më  japin forcë “.

Avokati i familjes Kelly Lloyd-Davies, nga Slater dhe Gordon, thotë se kishte shanse për të shpëtuar jetën e Lissës, por procedurat nuk u ndoqën dhe si rezultat ajo humbi jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.