E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dokument/ Skandali me drejtorin e Rilindjes: Tender 60 milionësh për arredimin e zyrës…
Lajme

Dokument/ Skandali me drejtorin e Rilindjes: Tender 60 milionësh për arredimin e zyrës…

Drejtori i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF), Ervin Koçi, ka zhvilluar një tendër që kap një vlerë të konsiderueshme parash nga buxheti i shtetit për arredimin e zyrës së tij.

Mësohet se institucioni i AMF-së, ka zhvilluar një tender të fundit, më datë 11 dhjetor 2017, me objekt “blerje orendi dhe arredim zyre e sallë mbledhjesh” me një fond limit prej 5.383.330 lekë. Bashkë me TVSH-në, kjo vlerë e kripur shkon rreth 61 milionë lekë të vjetra.

TPZ.al shkruan se zyra e tij do të vishet me parket me dru lisi ose ahu të staxhionuar në mënyrë natyrale ose artificiale. Ky lloj parketi është nga më të kushtueshmit, me një vlerë mbi 100 euro/m2, po t’i referohesh çmimit të tregut.

Bordurat vertikale ose plintuesat sipas llojit të shtrimit të dyshemesë do të jenë me qeramikë, një material që përdoret shumë rallë pasi edhe ky është shumë i shtrenjtë.

Image

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.