E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dokumentat që faktojnë se me Veliajn do te “mbillen” kulla  në Liqenin Artificial të Tiranës
Politikë

Dokumentat që faktojnë se me Veliajn do te “mbillen” kulla në Liqenin Artificial të Tiranës

Ina K. Zhupa

KULLA KUDO, ky është plani i pasurimit dhe mbajtjes së pushtetit të Veliajt dhe Ramës. Kulla në qëndër, kulla te 7 xhuxhat, kulla te teatri, kulla te bulervardi i ri por edhe kulla tek e vetmja mushkëri e qytetit: Liqeni artificial i Tiranës. Dokumentat tregojnë që tashmë është bërë fakt që do të ndërtohen kullat në liqen, thjesht plani masakrues për shëndetin e qytetarëve është shtyrë deri në zgjedhjet lokale. Plani është i qartë me paratë e drogës blejnë mandatin e Mister Mashtruesit (Erioni Betoni) dhe pastaj fillon pastrimi i parave dhe arkëtimi i milionave euro nga kullat e reja. Por në plan kanë harruar qytetarët e Tiranës që nuk do ta lejojnë një krim të tillë.

Këshilli i Ministrave me vendimin Nr. 406, datë 4.7.2018 ka miratuar kalimin në pronësi të Bashkise Tiranë hapesiren prej 25 004 m2 që ishte pjesë e Gardës së Republikës .
Në Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë që është miratuar me vendimin nr.1 datë 14.4. 2017 nga Këshilli Kombëtar i Territorit, zona e Gardës së Republikes pikërisht pasuria e tjetersuar prej 25 004 m2 , ështe emërtuar TR169 dhe plani zhvillimor i ka dhenë destinacion zone për ndërtime .

Ne kriteret e vëndosura të tipologjisë së ndërtimit për këtë zonë TR169 ku shtrihej oborri i Gardës së Republikës , zona është miratuar me destinacion që do të ndertohen struktura lineare të gjata që quhen kulla ,kate që ofrojnë shërbime biznesi , kate banimi,parkingje etj. Ky miratim destinacioni është në kundërshtim me piken 4 të V.k.m Nr. 406, datë 4.7.2018 pasi Bashkia kushtezohet ne përdorimin e kësaj pasurie dhe duhet te perdor këtë pasuri që ti shërbej hyrjes së Parkut të Liqenit. Por me sa duket Veliaj me hyrje Parku nënkupton kulla hyrëse për pastrimin e parave të pista të mafias së drogës dhe ndërtimit.

Bashkëngjitur do te gjeni dokumentat zyrtare :

1. Faqen nr.52 të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë ku përcaktohet tipologjia e strukturave dhe forma se si duhet të jenë , TIPI (H) Kulla – lloje ndertësash që rriten në lartësi.
2. ORTOFOTO të Hartes së Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit që pasqyron detajet e studimit të Planit të Pergjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë , përkatësisht zonën e studimit TR169 ( Zona e Gardës së Republikës)
3. Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë ,përkatesisht faqen 12 ku pasqyrohet tabela parametrike të njesive struktuore që permban kriteret ligjore të PPV për miratimin e lejeve të ndërtimit përkatësisht zonën TR169.
4. V.k.m nr. 406, datë 4.7.2018 që ka ndodhur miratimi i tjetërsimit pronës publike (Oborri i Gardës së Republikës).
5. Planvendosjen e lëshuar nga ZRPP Tiranë për pasurinë prej 25 004 m2 (Oborri i Gardës së Republikës).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.