Dokumenti/ Arta Marku dhe Ardian Dvorani vlerësuan me 0 pikë Marsida Xhaferllarin
Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku dhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani e kanë vlerësuar me zero pikë kandidaten për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari në aspektin morale ndërsa në fushat e tjera e kanë vlerësuar me pikë thuajse minimale.
Në vlerësimet e siguruara nga “Panorama”, shihen vlerësimet me “zero” për meritat morale të Xhaferllarit, nga 18 pikë maksimale.
Edhe në aspektin e reputacionit që gëzon kandidati në shoqëri dhe midis kolegëve, Arta Marku dhe Ardian Dvorani kanë dhënë zero pikë nga 10 pikë maksimale që mund të jepen.
Kjo ka ndikuar në renditjen e saj si e katërta në listë. Pas një procesi të gjatë nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kontrollin e figurës së saj, nuk u arrit të merrej një vendim përfundimtar pasi nuk ishte subjekt i vettingut. Zonjës Xhaferllari nuk i janë gjetur shkelje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



