E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dokumenti/Çudirat e zgjedhjeve s’kanë të sosur, konkurron edhe…kryetari i Akademisë së Shkencavep
Politikë

Dokumenti/Çudirat e zgjedhjeve s’kanë të sosur, konkurron edhe…kryetari i Akademisë së Shkencavep

Për herë të parë në historinë e proceseve zgjedhore në Shqipëri dhe me gjasë edhe në të gjithë botën, qytetarët do të kenë mundësinë për të votuar për partinë e drejtuar nga Kryetari i Akademisë së Shkencave.

 

Ne  fletën e votimit të miratuar nga KQZ ku shqiptarët kanë mundësinë të votojnë politikisht për subjektet politike, në numrin 28 të saj është Partia Social Demokrate me kryetar, Skënder Gjinushin.

Një precedent i tillë do të çudiste këdo në botë, por sa i takon procesit zgjedhor në Shqipëri është vetëm çudia e radhës. 24 orë përpara se PS të nis fushatën elektorale ku në 35 qytete është de facto fituese pasi nuk ka rivalë përballë, zgjedhjeve i shtohet edhe kryetari i Akademisë së Shkencave.

Ndonëse përpara se të merrte votëbesimin e anëtarëve të Akademisë së Shkencave, Gjinushi deklaroi se kishte dhënë dorëheqjen nga funksionet e tij në parti, në fletën e votimit subjekti politik PSD njeh atë për kryetar.

03158037-7d6f-4bb4-b920-f68e7927193b

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.