E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dokumenti/ Ja si e justifikoi dorëheqjen ish-kryeprokurori Adriatik Llalla
Lajme

Dokumenti/ Ja si e justifikoi dorëheqjen ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

Pas dorëheqjes nga sistemi i drejtësisë, është zbuluar dhe letra që Adriatik Llalla i ka dërguar presidenti Ilir Meta, për të justifikuar largimin e tij.

Bëhet fjalë për dokumentin që mban datën 10 shkurt 2018 dhe ku Llalla shkruante se po i paraqiste dorëheqjen nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që i njeh ligji për tu emëruar në një pozicion në nivel të Apelit, dokument i publikuar nga Ora News.

Letra e plotë

Në cilësinë e Presidentit të Republikës ju bëj me dije se, unë Adriatik Xhemal Llalla nga data 07.12.2012 deri në datë 18.12.2017 kam ushtruar funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.

Neni 61 i ligjit Nr.96/2016 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, parashikon se me mbarimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, ai ka të drejtë që të caktohet në një pozicion në nivel apeli.

Në aplikim të nenit 56 të Ligjit për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në RSH dhe vendimit nr 79 viti 2017 të Gjykatës Kushtetuese të RSH, ku parashikohet e drejta për të hequr dorë në cdo kohë nga funksioni i magjistratit deri në momentin e dhënies së vendimit përfundimtar nga KPK, ju paraqes dorëheqjen time nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që më njeh ligji për tu emëruar në një pozicion në nivel apeli.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.