E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dokumenti/ Meta letër institucioneve pas paralajmërimit të sizmologut grek
Politikë

Dokumenti/ Meta letër institucioneve pas paralajmërimit të sizmologut grek

Duke marrë shkasë nga deklaratat e një sizmiologu grek, i cili pretendon për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin, Presidenti Ilir Meta në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare kërkon informacion nga institucionet përkatëse rreth kësaj dukurie natyrore.

ilirmeta1

 

 

“Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës. Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi ynë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Evropë. Prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Meta.

Teksa parashtron disa pyetje për këtë çështje, Meta thotë se është i gatshëm të mbledhë edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Tre pyetjet që parashtron Presidenti Meta në letër:

Institucionet përgjegjëse, a kanë kontaktuar me sizmologun Tselentis dhe institucionet homologe. të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?

Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj , nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla.

Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.