Dokumenti/ Presidenti emërimin e Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretaruar ditën e sotme kërkesën për emërimin e Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm, pas shkarkimit të Bledi Çuçit nga ky post.
Kjo lëvizje është bërë pas kërkesës së bërë nga ana e Kryeministrit Rama disa ditë më parë, dhe presidenti Begaj ka miratuar këtë kërkesë. Tani, Balla, ish-kreu i grupit parlamentar të socialistëve, do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Këto ndryshime në qeveri janë vlerësuar si rëndësore për të adresuar sfidat aktuale në fushën e rendit dhe sigurisë publike.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



