E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Domatja”  bashkon  kryeministrin Rama dhe Lulzim Bashën
Lajme

“Domatja” bashkon kryeministrin Rama dhe Lulzim Bashën

Tiranë- Ditën e djeshme pas bisedës që kryeministri Rama zhvilloi virtualisht me demokratët nga zyra e tij në një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook, vendosi që të bëjë pazar dhe mesa duket të ndjekë dhe këshillën e bashkëshortes së tij, Lindës.

Përmes një fotoje që vetë kryeministri ka postuar në Facebook, ai thotë që i ka thënë gruaja të mos kthehet në shtëpi pa blerë domate.

“Kur i thua gruas po kthehem nga puna dhe të thotë mos hajde pa domate”

Ndërkohë komentuesit disa e kanë lavdëruar e të tjerë e konsideronin këtë “tallje” të kryeministrit. “Talli domatet aga talli…”- shkruan një prej komentuesve.

Fotoja e Ramës u duk si një “thumb”, për kryetarin e PD, Lulzim Basha. Ky i fundit dy vite me parë filloi të ndiqte një strategji të re sa i takon kurimit të imazhit të tij.

Basha nisi të postojë në rrjetet sociale herë pas herë takime me qytetare të zakonshëm. Me datë 1 shkurt 2020 Basha zgjodhi të bëjë “pazarin” me një pensioniste.

Ai shfaqet duke mbajtur domaten e Verës, gjyshes që sic shkruan Basha, kujdeset mes sakrificash për fëmijet, nipërit dhe mbesat.

Po Vera pas disa vitesh na u shfaq si mbrojtsja e Bashës, e cila përzuri me fjalë të rënda Evi Kokalarin dhe Albana Vokshin nga PD. Duket se përbashkëta e kryeministrit dhe liderit demokrat qënkan domatet dhe pushtetet Rama 3 herë kryeminister ndërsa Basha 3 herë kryetar i partisë Demokratike edhe pse baza e PDnuk e do.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.