E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Donald Trump e quajti kërcënim të sigurisë kombëtare, TikTok padit qeverinë e SHBA-së
Publik News

Donald Trump e quajti kërcënim të sigurisë kombëtare, TikTok padit qeverinë e SHBA-së

TikTok, aplikacioni i famshëm që merret me shpërndarjet e videove është në pronësi të ByteDance me qendër në Kinë.

Ky aplikacion ngriti një proces gjyqësor të hënën kundër qeverisë amerikane fill pasi Trump e akuzoi këtë të fundit si një kërcënim të sigurisë kombëtare.

Në një postim në blog, TikTok tha se urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump, i bërë në fillim të këtij muaji në bazë të Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Ekonomike, injoroi përpjekjet e kompanisë për të provuar pafajësinë se nuk i ndan të dhënat me qeverinë kineze dhe nuk është një kërcënim i sigurisë kombëtare.

“Ne nuk duam ta bëjmë këtë padi ndaj qeverisë, por nuk kemi zgjidhje tjetër përveç të ndërmarrim masa për të mbrojtur të drejtat tona, dhe të drejtat e komunitetit dhe punonjësve tanë”, tha TikTok.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Drejtësisë nuk pranuan të komentojnë asgjë lidhur me padinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.