E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Donald Trump foli për dosjen Rama- McGonigal: Do ta gjejmë atë “bir ku*ve” që korruptoi amerikanët
Lajme

Donald Trump foli për dosjen Rama- McGonigal: Do ta gjejmë atë “bir ku*ve” që korruptoi amerikanët

Kompania kineze për të cilën foli Donald Trump, ka sponsorizuar edhe ekspozitën private të pikturave të kryeministrit shqiptar në Hong Kong…

Presidenti Donald Trump, jo vetëm foli për skandalin e dosjes Rama-McGonigal, por paralajmëroi arrestimin e krye mafiozit të Ballkanit, që ka arritur të blejë shefin e FBI-së përmes parave ruse e kineze duke infektuar zemrën e sistemit amerikan.

Dorian Duçka, këshilltari i Edi Ramës, ka punuar drejtor i konsorciumit kinez “CEFC China, Energy”, kompani nën hetim nga SHBA që në kohën kur Edi Rama bënte pazare edhe tek inceneratori i Erion Veliajt, sektorin e naftës dhe ca anije për prodhim energjie elektrike, që ende janë kot në Vlorë, dhe nga taksat e shqiptarëve paguhen çdo ditë mafiozët që i transferojnë paratë e krimit deri tek Hunter Biden.

Kjo foto  tregon ndërmjetësimin e ngushtë me agjentin e korruptuar të FBI, Charles McGonigal në emër të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Dorian Duçka, që pozon duke u tallur nga FBI dhe Dorian Duçka serioz që hyn në zyrat e SPAK shihet qartë sa ndryshojnë nga njëri-tjetri, sepse ai i pari është “biznesmeni” në pozicionin e Këshilltarit të Jashtëm të Edi Ramës dhe negociatori i tij në botën e nëndheshme të bizneseve të errëta nëpër botë, përfshirë armët, i gjendur krah Ramës edhe në Ukrainë, sipërmarrësi që afron “konsulencë dhe asistencë për projektet ndërkombëtare, në çdo lloj biznesi që shoqëritë vendase dhe të huaja janë të interesuara të ndërmarrin në Shqipëri ose jashtë saj, biznese për shfrytëzimin e pasurive, nëntokësore dhe mbitokësore”- ndërsa ky i dyti në zyrat e SPAK është “Personi B” që po hetohet si i përfshirë në çështjen MCGonigal.

Duçka  ish-Zv.Ministër i Energjitike ose i “Personit B” të aferës McGonigal që u zhduk ca kohë në Dubai, me bizneset e tij familjare shtrirë sa në “konsultime”, sa në naftë dhe import-eksport mallrash ushtarake, rezulton se Dorian Duçka ka një profil shumë më misterioz edhe se vetë profesionisti Charles McGonigal, agjenti i kundërzbulimit në FBI.

Pak nga profili publik zyrtar i Dorian Duçkës (pa pjesën e të besuarit të Ramës në bizneset e energjisë nëpër botë)

Ish- zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë (2013-2015).
Iu bashkua sektorit privat ndërkombëtar në vitin 2015.
Ka shërbyer si Këshilltar i Jashtëm për Investimet e Kryeministrit të Shqipërisë që nga viti 2016.
Ka qenë Drejtor i Integrimit Evropian dhe Projekteve Ndërkombëtare në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë (2009-2013).
Ishte po ashtu Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit për Gazsjellësin TAP Trans Adriatic.
Ka themeluar dhe ka qenë i përfshirë në disa organizata joqeveritare shqiptare dhe ndërkombëtare si Forumi i Lirë Shqiptar, Instituti IDEA.
Është diplomuar në Universitetin e Mesdheut Lindor në Famagusta, Qipro dhe ndoqi studimet pasuniversitare në King’s College në Londër.

Image

Kongresmeni Ronny Jackson, ka deklaruar se: “Presidenti ynë është i kompromentuar! CEFC, e cila është pothuajse me siguri një operacion i inteligjencës kineze, ka hedhur mbi 6 milionë dollarë në arkat e Hunter Biden dhe familjes së Biden. A është kjo arsyeja pse PKK mund të fluturojë mbi vendin tonë një balonë spiune pa asnjë pasojë?”

Kompania kineze për të cilën foli Donald Trump, ka sponsorizuar edhe ekspozitën private të pikturave të kryeministrit shqiptar në Hong Kong.

Donald Trump foli për dosjen Rama- McGonigal duke  premtuar para zgjedhësve të tij : Do ta gjejmë atë “bir ku*ve” që korruptoi amerikanët!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.