Donald Trump uron Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë
“Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë”
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pranuar këto ditë telegrame dhe letra urimi nga udhëheqës të ndryshëm të botës në shenjë respekti për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. Mes tyre janë përfshirë liderë rajonalë, evropianë dhe ndërkombëtarë, të cilët kanë përcjellë urimet e tyre për këtë ditë të madhe të shqiptarëve.
Një mesazh i veçantë erdhi nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, i cili në telegramin e tij për Presidentin Begaj riafirmoi vullnetin për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë, të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndërkombëtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë. Ju uroj një Ditë të gëzuar Pavarësie,” shkruan Presidenti Trump.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



