E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Donald Veshaj preket kur mëson se Bora Zemani e priste: Nuk i kam dhënë respekt
Lajme

Donald Veshaj preket kur mëson se Bora Zemani e priste: Nuk i kam dhënë respekt

Aktori Donald Veshaj shprehet se ndihet në faj për shkak të situatës në të cilën ndodhet, pasi ka shkëputur lidhjen me Bora Zemanin dhe ka nisur një marrëdhënie me Beatrix Ramosajn.

1

Gjatë mbrëmjes së sotme është transmetuar një klip ku shfaqet Bora Zemani e cila shprehet se është në pritje të Donaldit.

I pyetur nga opinionistët gjatë spektaklit, aktori shprehet se ndihet në faj që nuk ka mundur të sqarohet me palët për vendimet që ka marrë.

Pyetje: Si ndihesh sot? Me gjithë këtë situatë çfarë ndjen?

Donaldi: Ndihem në faj…

Pyetje: Në ç’kuptim ndihesh në faj?

Donaldi: Sepse sapo kuptova që nuk i kam dhënë asaj vajzës respekt

Pyetje: Sa persona kë zhgënjyer? Mendon që asaj vajzës që sapo je lidhur i ke dhënë respekt?

Donaldi: Jo, as asaj jo

Një shpjegim ka ardhur nga Donaldi në lidhje me raportin e tij të krijuar me Beatrix dhe marrëdhënien që ai kishte jashtë shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ me moderatoren Bora Zemani.

Ai u shpreh se ishte një histori shumë e bukur, por ka 8 muaj që i ka dhënë fund kësaj lidhje, ndërsa shton se pasi i dërgoi varësen Borës për përvjetorin e tyre priti një shenjë nga ajo, që nuk erdhi kurrë!

Donaldi thotë se i ka pëlqyer shumë tipi i Beatrixës që në fillim por nuk ja ka pranuar vetes, duke menduar për njeriun jashtë, Borën!

Pas fjalëve të Donaldit, një reagim i ashpër ka ardhur nga opinionisti Arbër Hajdaraj, i cili tha se Donaldi ka humbur të gjithë pikët, ndërkohë që shton se minimumi që duhet të bënte ishte ti vinte kapakun marrëdhënieve që kishte jashtë për të nisur një të ri brenda.

Arbri: Donaldi ka humbur gjithë pikët te unë. Të gjitha këto ngjarje janë zhvilluar për 30 ditë. Mendoj se një vajzë që vjen dhe të puth në sy të gjithë Shqipërisë dhe vendos ti çosh një varse, nëse e dashuron këtë vajzën, pavarësisht problemeve që ke vendos ti diskutosh jashtë… Shikojmë që mënyrën si zgjodhe të bësh gjërat është e gabuar, minimumi që mund të bëje është ti veje kapakun me gjërat që kishe me vajzën jashtë.

Donaldi: Kur t’ja vija kapakun?

Arbri: Ti dërgove varse dhe i ke dhënë shpresë. Kur kuptove që pëlqen një vajzë tjetër pse nuk i shkruajte një letër, ndërkohë që erdhi dhe të puthi para gjithë shqiptarëve. Mund të kishe gjet një mënyrë dhe i dërgoje një letër, që të shpjegoje pse s’doje të vazhdoje vajzën.

Donaldi: S’mjafton fakti që unë kam thënë që jam single?

Arberi: Të dërgosh një varse jashtë çfarë do të thotë?

Donaldi: Ka qenë një histori e bukur që kam pasur.

Arbëri: Vras mendjen ku është respekti këtu? Aq më tepër që personi është një person publik, se çfarë bën ti? Do kisha dasht t’ju kisha parë të diskutonit, ju kam parë që më shumë shikoni njëri tjetrin!

Ish-banorët të cilët gjenden në studio po hedhin kritika ndaj tij.

Sipas Arditit, Donaldi ka treguar sjellje të turpshme.

“Sjellje e turpshme, papjekuri emocionale”, tha Arditi.

Teksa, Paloma shtoi se “dy femra kanë rënë pre e dashurisë së Donaldit”. Ajo tha se ky i fundit duhet ta lë që sonte shtëpinë.

Gjatë fjalës së tij, Donaldi tha se situata është e ndërlikuar dhe se ka pritur një lloj “konfirmimi” nga Bora.

“Është situatë shumë e ndërlikuar. Ajo e di shumë mirë se si janë gjërat. Prisja një shenjë”, tha Donaldi.

Kur u pyet nga Arbana se pse ndodhi puthja me Borën, Donaldi tha shumë shkurt “Doja ta puthja”.

Donaldi foli edhe me marrëdhënien me Beatrix.

“Në momentin që ka ardhur Trixa më ka pëlqyer. Nuk doja t’ia pranoja vetës që më pëqente Trixa. Ndihesha në siklet për një puthje që kisha dhënë”, tha Donaldi.

Puthja e parë mes Donaldit dhe Beatrixit në shtëpinë e Big Brother VIP ka ndodhur dje.

Pak ditë pasi shprehën pëlqimin për njëri-tjetrit, nuk ka vonuar dhe tanimë ata kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.