E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Donika Prela para Vettingut, ONM i kërkon llogari për “Shullazin”: Pse u bllokua…
Lajme

Donika Prela para Vettingut, ONM i kërkon llogari për “Shullazin”: Pse u bllokua…

Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela po përballet sot me vetingun. Para KPK, Prela ka zgjedhur që të mbrohet vet dhe të mos ketë një avokat. 

Hetimi për Donika Prelën është kryer në tre kriteret. Është administruar raporti nga ILDKPKI, që ka konstatuar se ka mosdeklarim të një huaje në vlerën 1 milionë lekë. Vlera e blerjes së një toke arë 1 mijë metra katrorë është e dyshimtë, pasi zona është në zhvillim. Mos deklarim i huadhënies në deklaratën e vitit 2011.

donika prela veting

KPK ka kryer një hetim të pavarur në lidhje me pasurinë. Nga hetimi kanë rezultuar se të ardhurat janë nga paga si prokurore dhe paga e bashkëshortit si inxhinier. Nga të ardhurat e bashkëshortit, kanë rezultuar disa problematika për vitet 2003-2005. Nuk ka pasur kontratë punë, të ardhurat janë deklaruar rregullisht, pagesa për pagën është bërë kesh dhe nuk janë paguar taksa.

Për një pjesë të pagës së bashkëshortit, nuk janë paguar kontributet shoqërore dhe taksat. Lind pyetja, deri në çfarë mase të ardhurat e bashkëshortit mbulon shpenzimet e kryera. Hetim është kryer edhe për apartament banimi me sipërfaqe 96 metra katrorë në emër të bashkëshortit, ky apartament është blerë për 32 mijë e 100 euro. Çmimi i apartamentit, rezulton më i ulët nga ai i tregut. Lidhur me vlerën e blerjes, u kryen disa hetime nga komisioni, për këtë u pyet shoqëria ndërtuese.

Kjo shoqëri ktheu përgjigje, duke thënë se zoti Vangjel Prela ka qenë i punësuar aty dhe për këtë është dhënë me këtë çmim. Sipas shoqërisë, këtë praktikë e ka bërë edhe me punonjës të tjerë. Likujdimi i vlerës së apartamentit është kryer në dy këste, me burim të ardhurash kursimet nga paga e bashkëshortit dhe një huaje të marrë një të afërmi.

donika prela veting1

Nga ONM-ja është kërkuar informacion për hetimin e Emiliano Shullazit dhe Gilmando Danit për periudhën maj-tetor 2018. Subjekti ka paraqitur raport shpjegues. ONM-ja i ka kërkuar llogari Donika Prelës pse u bllokua pretenca për Emiliano Shullazit.

PASURIA NË VITE

Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. Procesi i vetingut për Prelën është kryer nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.

donika prela

Donika Prela ka kryer studimet për drejtësi në vitet 1995-1999 si dhe Shkollën e Magjistraturës në vitet 1999-2002. Ajo ka punuar si prokurore pranë Prokurorisë së Durrësit prej më shumë se 15 vitesh, ku ka drejtuar edhe Task-Forcën kundër krimit të organizuar apo seksionin për hetimin e krimit ekonomik-financiar.

Në maj 2018, Prela u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku e motivoi komandimin e saj me “përshpejtimin e hetimeve të çështjeve sensitive”. Megjithatë, Prela u përfshi në një përplasje me vartësit e saj të Krimeve të Rënda në shtator 2018 lidhur me përfaqësimin në gjykatë të çështjes së Emiljano Shullazit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Donika Prela nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]. (skedën në PDF)

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se prokurorja Donika Prela nuk zotëronte asnjë pasuri në vitin 2003; kohë që përkon me deklarimin e saj të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e saj kap vlerën e 11.1 milionë lekëve.

Pjesa kryesore e pasurisë familjare të Prelës përbëhet nga 4.7 milionë lekë likuiditete bankare dhe 4.2 milionë lekë pasuri të patundshme. Ajo deklaron gjithashtu automjete me vlerë 1.3 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 800 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese kapin një total prej 28 milionë lekësh. Të ardhurat nga paga si prokurore zënë 46% të të ardhurave, ndërsa ato nga paga e bashkëshortit rreth 38% të totalit. Të ardhurat me burim licesën si inxhinier të bashkëshortit zënë 2%, ndërkohë që fitimi nga shitblerja e pasurive të paluajtshme zë rreth 9% të të ardhurave totale.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, nga të cilat njëra prej tyre rezulton me diferencë negative.

Në vitin 2007, prokurorja Prela deklaron se ka blerë një apartament me vlerë 32 100  euro, me burim një hua prej 15 mijë eurosh. Shuma e pambuluar në këtë vit është rreth 456 mijë lekë, pa përfshirë këtu shpenzimet për konsum jetik.

BIRN ka identifikuar gjithashtu si “flamur të kuq” blerjen e një apartamenti me vlerë 1.4 milionë lekë në vitin 2014, i cili është shitur në të njëjtin vit për 4 milionë lekë. Familja e prokurores Prela ka fituar nga ky transaksion 2.6 milionë lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Reporter.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.