E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Donika Prela prokurore në Prokurorinë e Tiranës
Publik News

Donika Prela prokurore në Prokurorinë e Tiranës

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës online.

 

Në mbledhje është miratuar unanimisht projekt-akti “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë, z. Abaz Muça, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat; z. Rifat Kojku, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër;

Rita Gjati, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës si dhe Kreshnik Ajazi, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Unanimisht janë miratuar edhe projekt-aktet “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Anton Martini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë;

Donika Prela, caktohet prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë;

Alma Bramo, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Gjatë seancës, Këshilli miratoi projekt- aktin për mbarimin e statusit për shkak të dorëheqjes së magjistratit Bujar Hoxha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe raportin për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit Bardhok Lleshi, i cili do t”i dërgohet KPK dhe OMN.

Njoftimi i KLP:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës

Në respektim të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, mbledhja është zhvilluar përmes platformës on-line në prani të tetë anëtarëve të Këshillit dhe në mungesë të anëtares Esmeralda Keshi si dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, programet EURALIUS dhe OPDAT.

Sipas rendit të ditës, seanca ka nisur me miratimin e procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 30.07.2020. Gjithashtu, me propozim të z. Bujar Sheshi dhe miratimin e të gjithë anëtarëve, rendit të ditës i është shtuar për diskutim miratimi i projekt-vendimit për zhvillimin me dyer të mbyllura të seancës dëgjimore të datës 23.09.2020, në lidhje me procedimin disiplinor nr. 251/31, dt. 21.07.2020, të filluar ndaj magjistratit me detyrë Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në përgjigje të kërkesës së drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Pas prezantimit te relacionit shpjegues nga ana e Komisionit të Disiplinës, Këshilli vendosi me shumicë votash që seanca dëgjimore të zhvillohet me dyert të mbyllura në respekt të parimit të konfidencialitetit dhe të drejtën e jetës private dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Ky vendim do të zbatohet në vazhdimësi për të gjitha fazat, deri në përfundim të këtij procedimi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar unanimisht projekt-aktin  “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë, z. Abaz Muça, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat; z. Rifat Kojku, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër; znj. Rita Gjati, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës si dhe z. Kreshnik Ajazi, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Unanimisht janë miratuar edhe projekt-aktet “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të z. Anton Martini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë; znj. Donika Prela, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë; znj. Alma Bramo, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Gjatë seancës, Këshilli miratoi projekt- aktin për mbarimin e statusit për shkak të dorëheqjes së magjistratit z. Bujar Hoxha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe raportin për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit z. Bardhok Lleshi, i cili do t”i dërgohet KPK dhe OMN.

Grupet e punës pranë komisioneve kanë prezantuar para Këshillit draft- rregulloret “ Për ngritjen në detyrë në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë” dhe “ Për komandimin e magjistratit në një institucion tjetër brenda sistemit të drejtësisë”. Pasi u njohën me komentet dhe sugjerimet e fundit mbi këto drafte, Këshilli vendosi për miratimin e tyre në seancën plenare e parashikuar të zhvillohet me datën 23.09.2020.

Këshilli ka diskutuar sot edhe mbi kërkesën e ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme lidhur me përfitimin e shpërblimit për shkak të mbarimit të statusit si magjistrat dhe përgatitjen e një opinioni lidhur me këtë çështje dhe ka vendosur për miratimin e tij në mbledhjen e ardhshme.

DOKUMENTET / Blofi i radhës i PD, Bashkia: Familja Balla tërheq çdo muaj bonusin e qirasë, do përfitojë dhe banesë të re

Ashtu si në rastin e  familjes Prendi pak ditë më parë, Partia Demokratike sipas bashkisë ka dalë sërish blof sot për një tjetër familje të prekur nga tërmeti i Nëntorit 2019 në Kombinat.

Përmes një deklarate për mediat, Bashkia e Tiranës sqaron se familja e Jani dhe Bukurie Ballës në Njësinë Administrative 6, janë trajtuar me bonus qiraje që nga momenti i parë i tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“Alternativa e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike për qytetarët e Tiranës është gënjeshtra dhe shpifja, me shpërndarje fake neës-esh për familjet e prekura nga fatkeqësia e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Spikerja e Lulzim Bashës mashtroi përsëri sot me familjen e Jani dhe Bukurie Ballës nga Kombinati, duke e shitur rastin e tyre për përfitime të shëmtuara politike.

Banesa e familjes Jani dhe Bukurie Balla në Njësinë Administrative 6, është shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, për shkak se ka pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, e për këtë arsye kjo familje trajtohet çdo muaj me bonus qiraje prej 180 mijë lekësh, të cilat duhet t’i përdorë për të jetuar në një shtëpi me qira”, thuhet në deklaratën e Bashkisë.

Më tej Bashkia sqaron se deklarata e PD-së se kjo familje nuk është ndihmuar është një mashtrim i ulët i Lulzim Bashës. Sikurse provohet edhe nga dokumentet, bonusi i qirasë është tërhequr rregullisht nga zonja Balla. Bashkia bën të ditur se gjatë kësaj kohe familja Balla ka përfunduar procedurat dhe është pjesë e programit të rindërtimit, për të përfituar një banesë të re.

“Për të provuar edhe një herë gënjeshtrën e shëmtuar të PD-së dhe përdorimin që po i bën fatkeqësisë së tërmetit, si në rastin e z. Nik Prendi të disa ditëve më parë, po ju vëmë në dispozicion dokumentin e tërheqjes së bonusit të qirasë në postë nga vetë znj. Bukurie Balla. Tërheqja e fundit e bonusit të qirasë në Postën Shqiptare, me firmën e vetë znj. Balla, ka ndodhur në datë 26 Gusht 2020. Gjithashtu, familja Balla ka përfunduar procedurat dhe është pjesë e programit të rindërtimit, për të përfituar një banesë të re”, thekson Bashkia Tiranë.

Duke e cilësuar Lulzim Bashën dhe PD një parti fake neës-esh, Bashkia i bën thirrje opozitës që të mos luajnë me fatkeqësinë e tërmetit. “Lulzim Basha e ka kthyer partinë në prodhuese fake neës-esh, kurse spikeret e tij në disa shpifës të dënuar nga Gjykata e Tiranës. Përpiqen më kot të gjejnë një qytetar që nuk është mbështetur nga Qeveria e nga Bashkia e Tiranës në fatkeqësinë e tërmetit. E nga dëshpërimi nuk bëjnë gjë tjetër veçse shpifin publikisht, duke turpëruar veten dhe qytetarët”.

Bashkia e Tiranës siguron se ashtu si në rastet e tërmetit të 21 shtatorit 2019 ku është ndihmuar çdo qytetar të prekur, qoftë me pagesë cash për riparimin e dëmeve, qoftë me rindërtimin e shtëpisë së shpallur të pabanueshme, edhe të prekurit e tërmetit të nëntorit 2019, do të vazhdojnë mbështeten përmes bonusit të qirasë deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit. Paralelisht, Bashkia e Tiranës vijon punën për rindërtimin e të gjitha banesave individuale në zonat rurale, disa prej të cilave kanë përfunduar tashmë, si dhe po vijojnë procedurat për fillimin e punës për ndërtimin e pallateve në lagjet e reja në Kombinat dhe zonën e Rr. “5 Maji”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.