E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Donin të na eliminonin”, shqiptarët e akuzuar për tentativë vrasje në Greqi shpërthejnë në gjykatë
Lajme

“Donin të na eliminonin”, shqiptarët e akuzuar për tentativë vrasje në Greqi shpërthejnë në gjykatë

Gjykata e Përgjithshme në Greqi, ka zhvilluar seancën e dy shqiptarëve Arbër Bakos dhe Olti Dulçes, të akuzuar për tentativë vrasje ndaj avokatit grek Jorgos Andonopulos më 3 nëntor 2014.

Gjatë seancës gjyqësore në fjalë, dy shqiptarët e akuzuar kanë akuzuar trupin gjykues se është tentuar të eliminohen në qeli, e më pas janë larguar nga salla duke sharë gjykatësit dhe të pranishmit.

“Erdhën të na vrisnin në qeli në Koridhalo. Dua të diskutohet tani”, tha Arbër Bako dhe gjykatësi i kërkoi të bisedojë me prokurorin. Shqiptari u përgjigj: “Kemi thënë dhe nuk bënë asgjë. Po të doni të vazhdojmë gjyqin, le të vijë këtu tani. Ne bëmë luftë të gjejmë kush janë truri dhe ju nuk doni t’ia dini. Nëse ju paguajnë, ti vini… Jeni të gjithë të vdekur”.

Pas kësaj gjyqi ndaj shqiptarëve do të vijojë më 24 janar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.