E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dorëheqja e  presidentit  Meta pas rezultatit të zgjedhjeve? Zëdhënësi: Presidenti di të mbajë fjalën
Lajme

Dorëheqja e presidentit Meta pas rezultatit të zgjedhjeve? Zëdhënësi: Presidenti di të mbajë fjalën

Presidenti Ilir Meta nuk do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 25 prillit, pasi pretendon se mandatet janë fituar në mënyrë jo demokratike nga kryeministri Rama.

ilir meta deklarate urgjente

Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi, i cili shprehet se “e gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje”, duke shtuar se “nuk ka dorëhqeje”.

Më herët kreu i shtetit tha se në 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e shqiptarëve.

Deklarata e Tedi Blushit 

Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN! Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje. E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.