E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dorëhiqet prokurori që mbylli hetimet për Ardit Gjoklajn
Lajme

Dorëhiqet prokurori që mbylli hetimet për Ardit Gjoklajn

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Petrit Fusha dha sot dorëheqjen, duke shmangur procesin e vetingut.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë Tiranë ka dorëzuar dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në letrën e dorëheqjes, Fusha shkruan se “Prokuroria nuk është më vendi ku mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur hetimet për pasurinë, figurën dhe profesionalizimin e Fushës që më 15 janar 2018, por deri më tani prokurorit nuk i ishte caktuar një datë për seancën dëgjimore.

Me dorëheqjen, pritet që KPK të ndalojë procesin e rivlerësimit të Fushës.

Petrit Fusha njihet si prokurori që mbylli çështjen e  Ardit Gjoklajt, 17-vjeçarit të vrarë në landfillin e Sharrës në gusht 2016. Në këtë çështje përfshihej dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj, i akuzuar për për lidhje klienteliste me kompaninë që së bashku me Bashkinë Tiranë menaxhon landfillin e mbetjeve në Sharrë.

Në dhjetor 2016, kohë gjatë së cilës prokurori Fusha po hetonte vdekjen e Gjoklajt, Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe prokurori Petrit Fusha u fotografuan duke drekuar së bashku në një nga restorantet e Tiranës.

Çështja e Ardit Gjoklajt u mbyll përfundimisht në shkurt 2019, kur gjykata shpalli të pafajshëm Dëfrim Hakramën, mbikëqyrës i punonjësve në landfill, dhe Edmond Kallarin, shofer i ekskavatorit, të dy të akuzuar nga prokuroria e Tiranës si përgjegjës për vrasjen e 17-vjeçarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.