E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Doshi në Prokurori, akuzohet për deklarim të rremë pasurie

Deputeti Tom Doshi ka qenë i pranishëm ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ku është njohur me akuzën për deklarim të rremë të pasurisë.

Ka qenë ILDKP-ja, e cila ka denoncuar Doshin për deklarime të rrema për pasurinë që ai zotëron.

Më pas, pas hetimeve të Prokurorisë, është ngritur akuzë ndaj tij, edhe pse Doshi e ka mohuar këtë gjë.

Prokuroria e Përgjithshme pritet që tashmë ta dërgojë në Gjykatën e Lartë dosjen ndaj Tom Doshit.

Disa javë më parë, Doshit shpërtheu në akuza ndaj kreut të këtij institucioni, Shkëlqim Ganajt, duke e cilësuar atë si njeriun më të korruptuar në Shqipëri.

Aktualisht Tom Doshi është kandidat për deputet në zonën e Shkodrës nën logon e Partisë Socialdemokrate të Skënder Gjinushit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.