E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosja 184 për blerjen e votës në Dibër/ Shtyhet seanca për 4 të pandehurit
Publik News

Dosja 184 për blerjen e votës në Dibër/ Shtyhet seanca për 4 të pandehurit

Dy prej të pandehurve, më konkretisht Nuri Meda dhe Drini Gjeci kërkojnë gjykim të shkurtuar, por në mungesë të avokatëve, seanca ndaj tyre është shtyrë për në datën 22 korrik.

Për 4 të arrestuarit, seancat gjyqësore do të zhvillohen të ndara teksa për Robert Agën dhe Hasan Hotin do të zhvillohet më 12 korrik.

DOSJA 184

Në shkurt të këtij viti, prokuroria e Dibrës mbylli hetimet dhe vendosi të ccojë për gjykim 4 të pandehur të përfshirë në “Dosjen 184”. Ata janë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës si funksionarë zyrtarë si dhe kërcënimin e votuesve gjatë zgjedhjeve lokale 2017.

Kjo dosje për shitblerjen e votave në Dibër, u transferua disa herë nga Prokuroria e Dibrës në Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe anasjellas, derisa SPAK-u e dërgoi atë përfundimisht në Dibër. Zvarritja e hetimit u justifikua herë pas here me numrin e madh të CD-ve të përgjimeve që duheshin transkriptuar.

Listën e të pandehurve e kryeson Robert Aga, ish-shef Komisariati, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka vënë uniformat blu në funksion të një subjekti politik, në rastin konkret maxhorancës socialiste.

Drini Gjeci, ish-drejtor i Arsimit, do të përgjigjet para drejtësisë për shpërdorim detyre, pasi kanoste mësuesit se nëse nuk votonin në favor të kandidatit të mbështetur nga maxhoranca, do t’i largonte nga detyra. Madje në një rast, sipas asaj që thuhet në dosje ai ka firmosur për shkarkimin e një mësuesi nga puna. Nuri Meda, administrator i Njësisë Administrative Tomin akuzohet për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve.

Në kundërshtim me ligjin ai ka dëmtuar interesat e qytetarëve, pasi ka përjashtuar 39 familje nga skema e ndihmës ekonomike, vetëm për shkak të bindjeve politike, pa verifikuar nëse i plotësonin ose jo kriteret për të qenë pjesë e skemës.

Edhe Hasan Hoti nga Njësia Administrative Lurë akuzohet se ka kanosur zgjedhësit me qëllim që të votonin për kandidatin për kryebashkiak të Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Avokati i palës paditëse, Indrit Sefa, tha se Gjykata paraqiti argumentet që për të pandehurit të nisë gjykimi si dhe vendosi që të kundërshtojë kërkesën e prokurorit për pushimin e akuzës ndaj kryebashkiakut Dionis Imeraj. Ndërkohë që avokati i kryebashkiakut Imeraj, tha se ndaj klientëve të tij prokuroria nuk ka dalë me akuzë të veprës penale për ndikim te zgjedhësit. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, mes të tjerash deklaroi se do ta ankimojnë vendimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.