Dosja Balluku ndez alarmin? Braho shton mbrojtjen për Dumanin
Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar shtimin e masave të sigurisë për kreun e SPAK, Altin Dumani, si edhe për disa prokurorë të posaçëm, mes tyre Dritan Prençi, i cili po heton zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Vendimi u mor pas një kërkese të paraqitur nga drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, në kushtet e rritjes së presionit ndaj Altin Dumanit, lidhur me një sërë hetimesh të ndjeshme që mbajnë firmën e tij që nga periudha kur drejtonte Prokurorinë e Posaçme.
Burime pranë KLP bëjnë me dije se përveç Dumanit, mbrojtja është zgjeruar edhe për disa prokurorë të tjerë të SPAK, përfshirë Dritan Prençin. Ky i fundit është prokurori që po ndjek hetimin ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe që ka kërkuar vendosjen e masave të sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë territorit të vendit”.
Vendimi për rritjen e masave të sigurisë vjen në një moment delikat për SPAK, teksa institucionet e drejtësisë po përballen me hetime që përfshijnë emra të lartë të politikës dhe administratës shtetërore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



