Dosja ‘CEZ’, Taulant Balla: Çështja në Apel, të hetohet Sali dhe Shkëlzen Berisha. Dëmi 414 milionë euro
Sipas Ballës privatizimi i kompanisë shtetërore OSSH nga çekët është dosja më e e zezë e korrupsionit në Shqipëri e cila u ka kushtuar shqiptarëve 414 milionë euro. Privatizimi i OSSH, është bërë në kundërshtim te plotë me ligjin. U nxor për privatizim një kompani e sapokrijuar. Prej vitit 2005 kemi identifikuar të gjithë hapat dhe të gjitha bisedat që janë bërë që kjo kompani të shkonte tek ky blerës. Ne e kemi lexuar të plotë dosjen dhe kemi konstatuar që gjyqtari nuk ka bërë asnjë analizë minimale”. Gjithashtu kreu i parlamentarëve socialistë është shprehur se në këtë gjykim nuk është përfshirë emri i ish kryeministrit Sali Berisha.
“Ndue Kalaj ka marrë kontakte me ish kryeministrin Berisha dhe djalin e tij Shkëlzen Berisha”, u shpreh Balla duke insistuar në zbardhjen e plotë sipas tij të ‘aferës CEZ’. Sipas tij dosja nuk mund të mbyllet pa u hetuar e plotë dhe pa u pyetur gjithashtu dhe kokat më të larta të kompanisë CEZ.
Sot Kuvendi ka çuar për apelim dosjen ‘CEZ’ pas pushimit nga Gjykata e Tiranës të 2 veprave penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale në të cilin thuhet se: Kuvendi arsyeton se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk ka kryer veprimet e domosdoshme hetimore para se të merrte vendim për pushimin e çështjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



