E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosja “Xibraka” Bardhi: Kryeministri se fsheh dot të vërtetën, as makinën e kartelit të drogës të përdorur nga i vëllai
Lajme

Dosja “Xibraka” Bardhi: Kryeministri se fsheh dot të vërtetën, as makinën e kartelit të drogës të përdorur nga i vëllai

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, e paditi sërish në SPAK duke kërkuar që ndaj tij të nisë procedimi penal për kallëzim të rremë.

Postimi i plotë

Vëllai i madh i Olsit, Edi Rama, është i lumtur për rihapjen e dosjes “Xibraka”, po aq sa ishte Erion Veliaj kur doli pas 8 orëve nga SPAK! Përpjekja e tij e dëshpëruar për të diskretituar SPAK, duke e urdhëruar nga TV se çfarë duhet të bëjë dhe sesi duhet ta trajtojë këtë çështje, është tregues i formimit të tij prej analfabeti ligjor që mendon se institucionet e drejtësisë janë zyra propagande qeveritare.

Në mëngjes vëllai i vogël ripërsërit të njëjtën kërkesë në SPAK që është rrëzuar më parë, me shpresën se do i jap oksigjen për gënjeshtrën ditore të darkës vëllait të madh, që i ikën të vërtetës prej më shumë se 2 muaj. Boll u fshehe pas letrave pa vlerë të vëllait më të vogël! Na trego çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës me targa AA 653 DM. Sado të përdridhesh nuk e fsheh dot të vërtetën dhe as makinën e kartelit të drogës me targë AA 653 DM, e përdorur nga Olsi Rama! 👺

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.