E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosjet përvëluese të çiftit Meta-Kryemadhi
Lajme

Dosjet përvëluese të çiftit Meta-Kryemadhi

Ndërkohë që opozita, në të cilën bën pjesë edhe LSI, është përfshirë në një betejë bllokuese për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohëshëm, tre dosje të nxehta hetimi në adresë të çiftit pronësor të kësaj force politike, qarkullojnë në media.

Sikurse ka publikuar “pamfleti.com” përfshirja e fuqishme e dy krerëve të LSI, kryetares Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili në krah të protestës së përbashkët me Lulzim Bashën lidhet me mbrojtjen e interesave të tyre korruptive.

“Pas ditës së hënë, kryeprokurorin e ri e presin disa dosje konkrete, të cilat e çojnë Ilir Metën drejt burgut”, lexohet në publikimin e pamfletit, ku përmendet përmbajtja e tre dosjeve e renda të çiftit Meta-Kryemadhi.

Dosja e parë, lidhet me zbulimin e disa kontratave të lobimi të LSI, të firmosura nga Ilir Meta kur ka qenë kryetar i saj, me kompani amerikane.

“Disa kontrata janë deklaruar në organet përkatëse, por nuk justifikohen paratë. Disa kontrata të tjera janë fshehur fare”, shkruan pamfleti.

Dosja e dytë ka të bëjë me rolin e Ilir Metës në çështjen CEZ. Duke qenë në aleancë me PS, deri para pak muajsh, Ilir Meta u la jashtë hetimeve të komisionit hetimor të PS. Ai nuk u kallëzua. Por ditët e fundit gjykata ka kërkuar që të zgjerohen hetimet për këtë çështje, duke hedhur poshtë vendimin e prokurorisë për mbylljen e dosjes. Mesazhi është i qartë. Ndërkohë që ka edhe një dëshmi publike të bashkëshortes së biznesmenit Kastriot Ismailaj, e cila ka akuzuar Ilir Metën si i implikuar në aferën CEZ, duke përfituar miliona euro. Kjo dosje është një tjetër makth për LSI, vijon pamfleti, sipas të cilit:

“Dosja e tretë dhe më e rëndësishme ka të bëje më pasurinë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Ky çift, si të ardhura të dokumentuara, prej 20 vitesh, ka vetëm pagat. Nga ana tjetër pasuria e tyre e dokumentuar ka një vlerë prej miliona euro, pa llogaritur atë që kanë fshehur. Para 20 vitesh ata kishin vetëm një banesë në pallat dhe një golf të lodhur. Sot ata janë politikanët më të pasur në Ballkan. Vetëm gjatë vitit që shkoj çifti ka shitur katër banesa me vlerë mbi 500 mijë euro. Vila në Gjirin e Lalzit ka një vlerë mbi 1 milionë euro. Vila në Bllok gjithashtu. Të gjitha janë të dokumentuara…”, denoncon Pamfleti, sipas të cilit këto dosje janë një sfidë e fortë për Kryeprokurorin e ri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.