E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejt  dështimit marrëveshja PD-PS, nuk do Rama
Lajme

Drejt dështimit marrëveshja PD-PS, nuk do Rama

  1. Kanë marrë një kthesë të fortë zhvillimet politike mbrëmjen e së së martës kur të gjithë prisnin finalizimin e një marrëveshjeje për zgjidhjen e krizës politike në vend. Pas vizitës së zv.ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee e gjithë dita ishte e mbushur me negociata mes palëveve mbi bazën e paketës “McAllister” me disa ndryshime. Që në orët e paradites kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi disa herë aleatët për tu konsultuar për ofertën e bërë. Ajo parashikonte përveç të tjerave edhe marrjen nga opozita të disa posteve në qeveri, identifikimin elektronik të votuesve dhe ndryshimin e datës së zgjedhjeve. Burime të lapsi.al thanë se e vetmja pikë ku negociatat ishin lënë pezull ishte shtyrja e datës së zgjedhjeve. Të njëjtat burime i dhanë lapsi.al se Kryeministri Rama nuk ka rënë dakord për shtyrjen e zgjedhjeve përtej korrikut duke vënë si afat maksimal datën 23. Për opozitën kjo afat është i pamjaftueshëm për të realizuar kërkesat e saj dhe garantuar standardet e kërkuara. Lapsi.al mësoi se përveç datës së zgjedhjeve ka edhe disa pika të tjera për të cilat nuk është është gjetur plotësisht dakordësia. Marrëveshja për momentin është e bllokuar në këtë pikë dhe nuk dihet cila do të jetë ajo që mund t’i shtyjë palët drejt një rruge konsensusi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.