E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtësia italiane kërkon arrestimin e Haki Çakos
Lajme

Drejtësia italiane kërkon arrestimin e Haki Çakos

Ndërsa prokuroria pret vendimin e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Saimir Tahirit, një tjetër lojë nervash po luhet në Tiranë. Burime nga institucioni i akuzës kanë bërë të ditur se prokuroria italiane ka sjellë në Tiranë një dosje të madhe dhe në të është edhe emri i drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako .
Burimet thanë se drejtësia italiane kërkon arrestimin e Haki Çakos, pasi ai akuzohet se ka favorizuar dhe ndihmuar Habilajt.

Në letër porosinë e sjellë në Tiranë nga Prokuroria e Katanias, kërkohet arrestimi sonte i Haki Çakos pasi mund të prishen provat që i implikojnë.

Italianët janë duke bërë presion të madh për arrestimin e Haki Çakos dhe disa drejtuesve të lartë në Policinë e Shtetit, por qeveria shqiptare është duke rezistuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.