E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtimin e  Digitalb e merr Vjollca Hoxha, shkarkohet Alban Jaho
Lajme

Drejtimin e Digitalb e merr Vjollca Hoxha, shkarkohet Alban Jaho

Drejtori i Digitalb një prej kompanive më të mëdha në vend është shkaruar nga detyra. Alban Jaho është shkarkuar pasi është kapur me shkelje të rënda nga Vjollca Hoxha, një prej aksionereve kryesore të kompanisë.

Hoxha tentoi shkarkimin e Jahos edhe një vit më parë, por në atë kohë nuk mundi të realizonte qëllimin e saj, ish-drejtori u mor në mbrojtje nga pjesa tjetër e aksionerëve.

Vendimi për shkarkimin e menjëhershëm të Jahos, duket se është marrë “ekskluzivisht” me votat e familjes Hoxha, pasi ndër katër aksionarët që kanë votuar për shkarkimin e tij, tre janë Vjollca, Itan dhe Redia Hoxha, raporton edhe newsbomb.

Në vendimin e mbledhjes së aksionerëve thuhet se motivacioni për shkarkimin e Alban Jahos është shkelja e rëndë dhe flagrante e detyrave që i kishte ngarkuar Këshilli Mbikqyrës. Shkarkimi është kërkuar nga Vjollca Hoxha.

“Zoti Alban Jaho detyrohet që brenda ditës së sotme, t’ia dorëzojë nëpërmjet një procesverbali ambientet dhe mjetet e punës, si dhe të gjithë dokumentacionin shkresor dhe elektronik të administrimit të veprimtarisë së shoqërisë znj. Vjollca Hoxha dhe z. Arben Taipi”, thuhet në vendim.

Postin e administratorit të përkohshëm të Digitalb do ta mbajë Arben Taipi dhe Vjollca Hoxha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.