Një tjetër skandal përfshin gjimnazin “Janaq Kilica” mëngjesin e sotëm, kur një nxënëse nuk është ndjerë mirë dhe ka përfunduar në spital.
Ngjarja me vajzën vjen një ditë pas helmimit masiv ditën e djeshme të gjimnazistëve të kësaj shkolle.
Drejtoresha e zyrës Arsimore Yllka Beci, për të shmangur tensionin me qytetarët, prindërit dhe gazetarët, ka pohuar publikisht përpara kamerave se vajza 17 vjeçare e këtij gjimnazi është shtatzanë edhe për këtë arsye e kanë çuar në spital.
“A mund të them diçka si nënë dhe si grua para kamerave? Me kamera do ta them…Vajza është shtatzënë, pati probleme dhe e nisëm në spital. Po vajza është shtatzënë” thotë Beci.
Drejtoresha e spitalit të Fierit, Nevila Shuke, tha për mediat lokale se vajza kishte shumë stress, por akoma nuk I kanë bërë eco për të parë nëse është apo jo shtatzënë.
Por tezja dhe gjyshja e vajzës, kur e nxorrën atë nga urgjenca, u kanë thënë gazetarëve: ç’janë këto fjalë që përhapni, vajza nuk është shtatzënë”.
Ndërkohë situata në gjimnaz mbetet e tensionuar. Për më tepër, drejtoresha e DAR duhet të tregojë saktësisht se çfarë ndodh me vajzën 17 vjeçare: si mundet që privacia e saj të thuhet publikisht në media për shtatzaninë, dhe a mund të lejohet një shtatzani e tillë.



